Ballina Argëtim Nga Bruce Willis te Celine Dion, 10 momentet më virale të vitit...

Nga Bruce Willis te Celine Dion, 10 momentet më virale të vitit 2022 (VIDEO)

Pak para se të ikë viti 2022, një vështrim prapa në historinë e kërkimit në internet sjell disa nga momentet më ikonike virale të vitit. “Slapstick Oscars” me protagonist Will Smith, dhe bleta e Amber Heard gjatë gjyqit të Johnny Depp janë disa nga ndodhitë më të kërkuara në Google dhe të ri-tweetuara në mediat sociale.

Will Smith godet me shuplakë Chris Rock

Në mars 2022 dhe gjatë natës së Oskarit, një shaka që komediani Chris Rock bëri në skenë për gruan e Will Smithdhe alopecia e saj, e nxorri nga vetja aktorin. Në mbrojtje të Jada Pinkett Smith, Will Smith doli në skenë dhe goditi Chris Rock. Është një nga shuplakat më të përfolura në historinë e show biz-it të huaj.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth dhe Twitter

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II shtatorin e kaluar, pas 70 vitesh në fron, u bë kryefjalë pothuajse në çdo media. Pas njoftimit të lajmit, Twitter u vërshua me miliona postime. Të tjerë i dërguan ngushëllimet familjes mbretërore, të tjerë shfrytëzuan rastin për të shprehur neverinë e tyre për monarkinë e saj, ndërsa memet online që dolën në rrjetet sociale nuk kishin fund.

Amber Heard dhe bleta…

Gjyqi mes Amber Heard dhe Johnny Depp është një nga betejat e pakta ligjore që ka pushtuar Hollywood-in. Çdo minutë që kalonte në sallën e gjyqit, kamerat fokusoheshin tek dy aktorët dhe disa nga vërejtjet apo lëvizjet e tyre, bëheshin virale. Një moment i tillë ishte shprehja që mori 36-vjeçarja Heard kur fliste për qenin e saj që kishte shkelur një bletë.

Skena “Running up that hill” në Stranger Things 4

Sezoni 4 i “Stranger Things” vendosi një rekord për shikim në Netflix, duke zënë vendin e parë në preferencën e audiencës. Disa nga skenat e serialit janë ricikluar jo pak në rrjetet sociale me një moment që ka marrë drejtimin. Kjo nuk është gjë tjetër veçse skena ‘Running up that Hill’ e Kate Bush, e cila u bë markë e serialit dhe e çoi këngën shumë lart në shërbimet e transmetimit si Spotify.

Misri

“Është misër!”- bërtiti një djalë i vogël plot gëzim. Entuziazmi i Tariqit për misrin në një intervistë bëri stuhi TikTok, Twitter dhe media të tjera sociale. Tariq u bë aq i famshëm saqë u krijuan edhe këngë të reja bazuar në zërin e tij.

Videoja e Harry Styles… duke pështyrë mbi Chris Pine

Ngjarja mund të jetë harruar tashmë, por prej disa ditësh Harry Styles ishte në lajme dhe jo për asnjë nga hitet e tij. Ylli 28-vjeçar i popit shkaktoi siklet dhe konfuzion kur iu afrua karriges së Pine dhe u shfaq duke pështyrë aktorin përballë partneres së tij Olivia Wilde në festivalin e Venecias.

Videoja u bë virale në internet dhe që në orët e para të publikimit, në Twitter nisi një debat i madh nëse ai e kishte pështyrë.

Tërheqja e Bruce Willis nga kinemaja

Në mars 2022, familja e Bruce Willis tërhiqet nga kinemaja, pas diagnozës së tij me afazi. Njoftimi i familjes së tij për këtë zhvillim pati një kërkesë shumë të madhe në motorin e kërkimit, Google, si dhe vetë fjalën “afazi”, pasi miliona fansat e tij nuk e njihnin këtë çrregullim.

Njoftimi i shtatzënisë së Rihanna-s

Në fillim të vitit 2022, Rihanna zbuloi shtatzëninë e saj me foto në rrjetet sociale. Duke pozuar përkrah partnerit dhe babait të fëmijës së saj në rrugët e Nju Jorkut, ajo tregon barkun e saj të fryrë. Fotot e yllit të popit e veshur me një xhaketë fuchsia me hapje barku dhe ASAP Rocky, janë disa nga fotot që janë riprodhuar më shumë në mediat e huaja dhe jo vetëm.

Fustani i Marilyn Monroe që nuk i shkonte Kim Kardashianit

Kim Kardashian donte të binte në sy në Met Gala të këtij viti dhe vendosi të vishte fustanin e çuditshëm të Marilyn Monroe dhe për këtë u fol në mënyra të ndryshme. Më shumë, megjithatë, u bë problem fakti që personazhi televiziv nuk i përshtatej fustanit dhe në fakt u publikua një video e acarimit të saj kur tentoi ta vishte.

Heidi Klum e shndërruar në… krimb

Heidi Klum ka fituar me meritë titullin, edhe pse joformalisht, të “Mbretëreshës së Halloween”. Edhe për një vit, ish-supermodelja mori vëmendjen e të gjithëve, pasi doli e veshur si… krimb!

Celine Dion përlotet teksa tregon problemin e saj shëndetësor

Në një video në profilin e saj në Instagram, Celine Dion zbuloi se vuan nga një sëmundje e rrallë neurologjike, e cila e ka detyruar të anulojë turneun e saj të planifikuar. Këngëtarja e zjarrtë zbuloi se ajo u diagnostikua me Sindromën e Personit të ngurtë (SPS), e cila gradualisht shkakton ngurtësi muskulore. Ky lajm dhe rrëfimi i saj mallëngjyes do të mbeten padyshim në mendjet e fansave.

@tn.lajmelokale
@tetovanews