Ballina Showbiz Pas puthjes në buzë, çifti Nita dhe Bledi përqafohen sërish. Flasin për...

Pas puthjes në buzë, çifti Nita dhe Bledi përqafohen sërish. Flasin për ndjesitë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Ditën e djeshme është krijuar sërish atmosferë dasme brenda shtëpisë së BBVIP, ku çifti ishte Nita Latifi dhe Bledi Mane.

Ndërsa në rolin e kryetarit të Bashkisë e kishte Luizi, ku në fund të ceremonisë i tha se dhëndëri mund të puthë nusen ku dhe dyshja dhuruan një puthje në buzë.

Pasi ka mbaruar dasma, Bledi dhe Nita kanë biseduar së bashku në dhomën e gjumit, ku kanë përmendur edhe puthjen e tyre. Ata hamendësuan se sa lajme mund të jenë bërë në lidhje me këtë detaj.

Pjesë nga biseda:

Nita: Kush e di sa lajme janë bërë jashtë. Bledi, opnionisti puthi… Edhe që kanë filluar të më pyesin ‘të pëlqen Bledi?’.

Bledi: Edhe mua

Nita: Me vërtetë?

Bledi: Po. Ndaj nuk erdha unë, edhe te tavolina u ula larg. Nuk dua unë kështu

Nita: Hë ç’bëhet

Bledi: Maestro njëherë e ka detyrë kështu, o do na martojë ne

Nita: Maestron e ke çdo ditë në çdo moment

Bledi: Do vi në dasmat tuaja, nuk do marr shumë lekë, por do vi