Ballina Aktualitet Ndryshime në qeverinë Kurti, ministri i Mbrojtjes jep dorëheqjen

Ndryshime në qeverinë Kurti, ministri i Mbrojtjes jep dorëheqjen

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen. Mediat në Kosovë shkruajnë se kryeministri Albin Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj.

Gjithashtu njoftohet se ministri Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Theksohet se ai ka dhënë dorëheqje për arsye familjare. Nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.

@tn.lajmelokale
@tetovanews