Ballina Argëtim Kuriozitete Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Maceve, si lindi kjo datë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Maceve, si lindi kjo datë

Mbajtja e maceve si kafshë shtëpiake ka një ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut.

Sot është Dita Ndërkombëtare e Maceve, një prej kafshëve shtëpiake më të dashura nga njerëzit.

Kjo ditë për herë të parë u shënua në vitin 2012 nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve si dhe grupet e tjera për të drejtat e kafshëve, si një ditë e veçantë për të përkëdhelur edhe më tepër një nga kafshët më të preferuara në botë.

Pavarësisht vendit apo klimës, në botë besohet se ekzistojnë rreth 36 lloje macesh. Sipas studimeve, mbajtja e një maceje përmirëson shëndetin mendor dhe lehtëson stresin, ankthin dhe depresionin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews