Ballina Kronika Si ndodhi grabitja në Suharekë? Flet djali i pronarit të lokalit që...

Si ndodhi grabitja në Suharekë? Flet djali i pronarit të lokalit që e lidhën hajnat (VIDEO)

Për më pak se 120 sekonda boshatisën tri rafte radhazi.

Pa rënë terri në tokë, të maskuar e me armë të gjata katër persona ende të paidentifikuar vodhën çka u doli përpara në argjendarinë në Suharekë.

Për ta mundësuar këtë krim, këta tre persona e kishin lidhur me litar djalin e pronarit që në atë kohë ishte duke punuar.

Ky rrëfeu këtë të enjte për T7 se si ndodhi ngjarja.

Video:

Nga Policia e Kosovës për T7 kanë bërë me dije që janë shtuar patrullimet dhe kontrollet nëpër rrugët lokale të kësaj ane.

Ndërkohë këtë të enjte policia po mbikëqyrte edhe përpara argjendarisë ku ndodhi krimi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews