Ballina Kronika 45-vjeçarja i jep fund jetës, të afërmit: Nuk i pa dy fëmijët...

45-vjeçarja i jep fund jetës, të afërmit: Nuk i pa dy fëmijët e saj për 15 vite, ish-burri nuk e lejonte

Një 45 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fostosksinë në fshatin Cukalat të bashkisë Dimal. Të tronditur familja dhe të afërmit shprehen se e ndjera ishte një nënë dhe bashkëshorte shumë e mirë.

15 vite më parë ajo ishte divorcuar ndërsa nga kjo martesë kishte dy djem që ish bashkëshorti dhe ish vjehrra nuk e lanë kurrë që t’i shikonte, raporton shqiptarja.com. Martesa e saj e dytë sipas të afërmve po shkonte mirë por malli për fëmijët po i shtohej çdo ditë dhe më shumë.

Dëshira për të takuar fëmijët sidomos për festat e fundvitit shtohej edhe më shumë por ajo nuk ishte lejuar kurrë që t’u ndjente aromën.

“Malli për fëmijët e detyroi t’i jepte fund jetës”, kështu është shprehur fqinja njëkohësisht edhe një nga shoqet e saj me të cilën fliste shpesh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews