Ballina Aktualitet Lajm i trishtë nga rajoni i Malit të Thatë, ndahet nga jeta...

Lajm i trishtë nga rajoni i Malit të Thatë, ndahet nga jeta mësuesi dhe veprimtari i njohur i kësaj ane, Halim Halimi

Një lajm i tishtë vjen nga nga fshati Çiflik i Komunës së Zhelinës dhe rajoni I Malit të Thatë. Ka ndërruar jetë mësuesi dhe veprimtari i njohur i kësaj ane, Halim Halimi. Lajmin e bëjnë të ditur familjarët dhe bashkëfshatarët e tij, transmeton Tetova News.

Postimi i plotë nga faqja Fshati Çiflik – Komuna e Zhelinës: 

Me pikëllim të thellë njoftojmë për humbjen e mësuesit të nderuar, Halim Halimi. Ai ka qenë një mentor i shquar, me një përkushtim të palëkundur për arsimimin e nxënësve dhe zhvillimin e tyre. Gjurmën e tij të madhe e ndjejmë në çdo kënd të shkollës sonë. Lumi i jetës së tij do të mbetet një frymëzim për gjeneratat e ardhshme.

Ngushëllime të sinqerta i shprehim familjes së mësuesit Halim, miqve, kolegëve, dhe nxënësve në këtë moment të vështirë.

Zoti e mëshiroftë

@tn.lajmelokale
@tetovanews