Ballina Kronika Momenti kur u godit me makinë dhe u rrah për vdekje i...

Momenti kur u godit me makinë dhe u rrah për vdekje i riu nga Podujeva (VIDEO)

Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçar nga Podujeva, gjashtë ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.

Fejzullahu u dërgua për trajtim në Spital, pasi mori lëndime jashtëzakonisht të rënda nga dy persona të dyshuar.

Fejzullahu, i cili u godit me makinë nga të dyshuarit, më pas u rrah me shufra metalike, duke pësuar lëndime serioze në disa pjesë të trupit.

Si pasojë e plagëve të marra Lulzimi 18 vjeçar ndërroi jetë të shtunën në QKUK.

Në lidhje më këtë ngjarje zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, deklaroi për Indeksonline se rasti po hetohej si “Vrasje në tentativë”, me ngjarjen që kishte ndodhur ditën e 14 janarit në rrugën “Drenica” në Podujevë.

Indeksonline ka siguruar pamjet, në momentin kur vetura goditi Fejzullahun dhe u rrahë për vdekje me shufra metalike nga dy persona.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

E ndoqën me veturë, pastaj e rrahën”, flet axha i 18 vjeçarit që vdiq në QKUK

Këta janë dy të dyshuarit që goditën për vdekje 18-vjeçarin në Podujevë
Gazeta Insajderi ka mësuar se dy të dyshuarit janë Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu.

Insajderi ka siguruar edhe fotografi të dy të dyshuarve bashkë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews