Ballina Kronika Aksidenti tragjik në Llaskarcë me 16 viktima/14 vjet burg për shoferin, 4...

Aksidenti tragjik në Llaskarcë me 16 viktima/14 vjet burg për shoferin, 4 për pronarin (VIDEO)

39 vjet burg për 6 personat e akuzuar në rastin “Llaskarca”, tragjedi në të cilën jetën e humbën 16 persona dhe u lënduan 30 të tjerë. Masa më e lartë efektive u dha ndaj shoferit Manoil Trifunovski, ndërsa më e ulët ndaj pronarit të kompanisë Durmo Turs, Durmish Beluli. Ndaj të akuzuarve të tjerë u shqiptuan dënime me burg nga 4 dhe 5 vite, përkatësisht për të punësuarit në kontrollin teknik të kompanisë. Gjykata i caktoi edhe masën e ndalesës prej 5 viteve për kryerje të veprimtarive profesionale nga natyra e transportit publik dhe kontrollit teknik.

Prokurori Darko Jakimovski tha se do ta shqyrtoj mundësinë e ankesës ndaj lartësisë së dënimit ndaj pronarit të kompanisë “Durmo Turs”.

“Sigurisht që do ta shqyrtojmë vendimin dhe lartësinë e dënimit sepse vlerësojnë se hallkë shumë e rëndësishme e ngjarjes penale është pronari i kompanisë”, deklaroi Darko Jakimovski, Prokuror i rastit.

Familjarët e viktimave nga aksidenti u ankuan për lartësinë e dënimeve.

“Në historinë e Gostivarit nuk ka pasur një tragjedi të tillë. Si mund të jemi të kënaqur ndaj 5 të akuzuarve të parë. Konsideroj se dënimet janë minimale”, u shpreh Bllagojçe Tërpevski, familjar.

Tragjedia në Llaskarcë ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019. Nga aksidenti i autobusit të “Durmo Turs” jetën e humbën 16 persona, ndërsa 30 persona të tjerë u lënduan. Procesi gjyqësor u zvarrit 5 vite duke bërë obstruksione ndaj procedurave, ekspertizave dhe dëshmive materiale. Në dy momente rrezikoi rikthimi i tij nga fillimi. Pas vendimit të plotfuqishëm, të dëmtuarit dhe familjet e viktimave kanë të drejtë që në procedurë qytetarë të kërkojnë dëmshpërblimin nga kompania, përkatësisht nga të akuzuarit për këtë rast. /Alsat.mk

@tn.lajmelokale
@tetovanews