Ballina Aktualitet LAJM I TRISHTË NGA RAJONI I MALIT TË THATË/Punonte në SPB të...

LAJM I TRISHTË NGA RAJONI I MALIT TË THATË/Punonte në SPB të Tetovës, ndahet nga jeta në moshë të re, Sadri Deari

Sot gjatë ditës është ndarë nga jeta Sadri Deari nga Dëbërca, i punësuar në SPB Tetovë. Njoftimin e ka dhënë zëdhënësi i policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi.

“Familja humbi dritën e shtëpisë, kurse SPB Tetovë humbi një njeri dhe një punëtorë me vlera të larta.

Të qoft i lehtë dheu Sadri Deari, do të ngelet i freskët kujtimi për ty gjithmonë i buzëqeshur, pozitiv dhe i gatshëm për të ndihmuar secilin, do të na mungosh shumë, dhash Zoti të bën nga banorët e xhenetit, e familjes ti jep durimin në këto momente të rëndaAmin”, shkruan Fatmir Rexhepi në Facebook

 

E dashura familje Deari, shkruan Blerim Sejdiu, kryetar i Komunës së Zhelinës.
Të nderuar miq, shokë e kolegë të Sadri Deari-t,
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, sot morrëm lajmin e hidhur për humbjen e bashkëqytetarit tonë, Sadri Deari.


Qytetarët e Tetovës në përgjithësi dhe qytetarët e Komunës së Zhelinës në veçanti sot humbën një djalë shumë të ndershëm dhe punëtor të dalluar, i cili tek çdonjëri nga ne, ka lënë vetëm kujtime të mira dhe duke i shërbyer çdonjërit gjithmonë i buzëqeshur.

Por jeta dhe vdekja nuk të pyet dhe na merr edhe më të mirët, më të duhurit dhe më të nevojshmit. Andaj, si bashkëqytetar i yni, ndjehemi krenarë që ju patëm e jashtëzakonisht të pikëlluar që ju humbëm.
Ngushëllime të thella familjes,
Me pikëllim,
Blerim Sejdiu
Kryetar i Komunës së Zhelinës

Lamtumirë Sadri Deari!
Sot të humbëm ty, shokun, kolegun, bashkëqytetarin, por mbi të gjitha, njeriun e jashtëzakonshëm qe ishe ti!
Humbëm personin më të urtë, më të qetë, njeriun me plot entuziazëm, pozitivitet dhe mirësi. Në çdo kohë i gatshëm të ndihmojë dhe të japë gjithçka për të tjerët.
Kujtimet e ditëve të punës së bashku, kohët e kaluara në shoqëri të njëri-tjetrit, dhe buzeqeshjet e tua do të jenë gjithmonë në mendjen time.
Na ke lënë një boshllëk të pashlyer dhe të gjithë ata që kanë pasur fatin të jenë në praninë tënde ose të kenë marrë ndihmën tënde, sot ndjejnë dhembje për largimin tënd.
I përhershëm qoftë kujtimi i këtij njeriu me zemër të madhe, e këtij familjari model, si edhe e mikut të jashtëzakonshëm e përherë të çmuar, i cili do të na mungojë gjithmonë.
Ngushëllime të sinqerta familjes për këtë humbje të madhe!

TË ALL-LLAHUT JEMI DHE PADYSHIM SE VETËM TEK AI DO TE KTHEHEM

Sa keq, e trishtë, aspak e embel kur ndegjon per vdekjen e te dashurve tu, kur meson per ikjen nga kjo bote te njerezve te dashur siç ishte ai, i buzeqeshur, i dashur, e i embel me te gjithe, askend nuk e ktheu mbrapa cdohere ishte aty per ta ndihmuar, njeriu me modest dhe me i dashur i fshatit tone, ambasadori i fshatit tone, SADRI DEARI, syri loton, zemra pikëllohet mirpo ne nuk themi tjeter vetem se ate qe e kenaq All-llahun xh.sh , TE ALLAHUT JEMI DHE VETEM TEK AI DO TE KTHEHEMI.
E lusim All-llahun xh.sh we xh.xh ate ta meshiron e me xhennetul firdews ta shperblen.
Varrimi do te behet pas namazit te Iqindise.



@tn.lajmelokale
@tetovanews