Ballina Shëndeti Keni probleme me shikimin? Këto janë perimet më të shëndetshme për sytë

Keni probleme me shikimin? Këto janë perimet më të shëndetshme për sytë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një regjim i shëndetshëm ushqimor mundet të pakësojë rrezikun e sëmundjeve të syve.

Një studim i vitit 2001 mbi sëmundjet e syve si pasojë e moshës, zbuloi se një sërë ushqyes si: zinku, bakri, vitamina C, vitamina E dhe beta karoteni, munden të përmirësojnë shëndetin e syve me 25%.Studimi u përditësua edhe në vitin 2013 dhe arriti në konkluzionin se acidet yndyrore omega- 3, beta karoteni, luteina dhe antioksidantë të tjerë janë thelbësorë për shëndetin e syve.

Peshku – Shumë lloje peshqish janë burime të larmishme të acideve yndyrore omega-3. Megjithatë, peshqit më të pasur me këto acide yndyrore janë toni, salmoni, trofta, sardelet, skumbria Shumë studime kanë zbuluar se vaji i peshkut është efikas kundër përtharjes së syve, sidomos asaj të shkaktuar nga të qëndruarit përpara kompjuterit.

Arrorët Dhe Bishtajoret – Arrorët janë gjithashtu të pasur me acide yndyrore omega-3. Konsumoni më shumë arra, shqeme, kikirikë dhe bishtajore si fasule, thjerëza etj.

Farat – Njësoj si arrorët dhe bishtajoret, edhe farat janë të pasura me omega-3 dhe një burim i shkëlqyer i vitaminës E. Zgjidhni farat chia, farat e linit për të mirëmbajtur shëndetin e syve.

Agrumet – Agrumet janë shumë të pasura me vitaminë C, një antioksidant i rekomanduar kundër sëmundjeve të syve.

Barishtet – Barishtet si spinaqi janë të pasura me shumë antioksidantë dhe vitaminë C. Ato duhen konsumuar rregullisht.

Karrotat – Karrotat janë të pasura me beta karoten dhe vitaiminë A e cila luan një rol thelbësor në shikimin tuaj.

Patatja e Ëmbël – Ashtu si karrotat edhe patatja e ëmbël përmban beta karoten por edhe vitaminë E.

Panxhari – Panxhari është i pasur me zink, që luan një rol mirëmbajtës për shëndetin e syve.

Vezët – Vezët janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh që mbrojnë shikimin. Ato përmban zink, vitaminë C dhe E.

Uji – Uji është thelbësor për shëndetin e syve. Duhet të pini shumë ujë që të parandaloni hidratimin dhe përtharjen e syve.