Ballina Shëndeti Nëse vuani nga artriti këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni

Nëse vuani nga artriti këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Artriti reumatoid është një sëmundje e rëndë inflamatore, e karakterizuar nga dobësimi i nyjeve dhe indeve lidhore të kockave që prek gati 1% të popullsisë në botë. Mund të shfaqet në çdo moshë, edhe pse të dhënat e ndryshme kanë treguar se targetgrupi më i rrezikuar i përket moshës 20-50 vjeç.

Një fakt interesant është që femrat rrezikojnë tre herë më shumë sesa meshkujt të shfaqin artrit reumatoid. Kjo sëmundje e rëndë autoimune shkakton deormim të dukshëm të kockave siç duket në foto, ndjenjën e vazhdueshme të ngurtësisë dhe kufizon aftësinë për të lëvizur. Në artikullin e sotëm, ju njohim me ushqimet që nuk duhet të hani nëse vuani nga artriti:

1.Nënproduktet e qumështit: Pjesa më e madhe e nënprodukteve të qumështit përmbajnë kazeinë, një lloj proteine e cila shkakton inflamacion. Studimet e ndryshme kanë treguar se kazeina irriton indet që rrethojnë nyjet duke shkaktuar dhimbje dhe inflamacion të tyre.

2.Vaj misri: Vaji i misrit përmban nivele të larta të acideve yndyrore Omega-6. Këto të fundit çekuilibrojnë balancën e acideve yndyrore Omega-3 duke shkaktuar inflamacion të nyjeve. Hiqni dorë edhe nga vajrat si vaji i farave të rrushit dhe vaji i sojës.

3.Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara: Një studim i vitit 2009, publikuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism, arriti në përfundimin se ushqimet e skuqura dhe të përpunuara përmbajnë një toksinë të quajtur ‘’glycation”, e cila ndikon drejtpërdrejt në oksidimin e indeve lidhëse të nyjeve dhe qelizave të tjera trupore.

4.Kripa: Nëse e teproni me sasinë e përditshme të kripës, trupi mbledh sa më shumë ujë dhe si pasojë rritet presioni në enët e gjakut. Sa më shumë rritet presioni i gjakut, aq më shumë shtohen dhimbje e artritit./Living