Ballina Aktualitet Zëvendëskryeministri Fetai raportoi një kërcënim që mori në e-mail: Nuk mund të...

Zëvendëskryeministri Fetai raportoi një kërcënim që mori në e-mail: Nuk mund të qëndroj indiferent

Përmes rrjeteve sociale, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka raportuar “një kërcënim me jetë” që ka pranuar dje në orët e vona në adresën zyrtare, transmeton Portalb.mk.

“Emaili titullohet “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI” dhe përmban këtë mesazh: “20 përqindëshi nuk do të ndryshohet, por gjithçka shiptare do t’ju vrasim me plumb në kokë. Të ngordhni, shiptar i vdekur, shiptar i mirë; vdekje për shiptarët.” Nuk mund të qëndroj indiferent ndaj këtij kërcënimi”, deklaroi Fetai

Ai sqaroi që ishte në Bruksel kur i pranoi kërcënimet, duke vlerësuar se ky kërcënim erdhi pas deklaratës së djeshme për mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe.

“Njoftoj kërcënuesin dhe opinionin se e kam informuar personalisht Ministrin e Brendshëm, Pançe Toshkovski, duke kërkuar veprim dhe rritje të masave të sigurisë rreth personit tim. Padia është në përgatitje, pasi kërcënuesit dhe ekstremistët duhet të marrin përgjigjen e merituar: dënim me burg sipas ligjeve në fuqi”, deklaroi Fetai.

Zëvendëskryeministri theksoi se gjuha shqipe kërcënon asgjë dhe askënd.

Tetova News në YouTube:

Ndryshe, shtatë vjet pas miratimit të ligjit të gjuhëve në atmosferë të tensionuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me protesta dhe tentativa të panumërta të ish-presidentit Gjorgе Ivanov për ta bllokuar atë, në Gjykatën Kushtetuese në dhjetor do të vendoset shfuqizimi i plotë ose i pjesshëm i këtij ligji. Problemi nuk qëndron te ligjet që janë burim i marrëveshjes së Ohrit, por te “dështimi i politikës që 20 vitet e fundit nuk arriti t’i bëjnë këto ligje imune ndaj mendjeve shoviniste nën petkun e politikanit apo gjykatësit”, thanë ekspertët juridik për Portalb.mk.

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve, në procedurë kuvendore ka hyrë më 5 shtator të vitit 2017-të, ndërkaq në fuqi ka hyrë në janar të vitit 2019-të. Seanca për vlerësimin e kushtetuetshmërisë të këtij ligji fillimisht ishte caktuar për me 5 tetor por për shkak të ndjeshmërisë së situatës, u shty për më 11 dhjetor.