Ballina Aktualitet Blerim Sejdiu: Punët tona ecin përpara, ndërsa zjarret ndizen “rastësisht” pas nesh

Blerim Sejdiu: Punët tona ecin përpara, ndërsa zjarret ndizen “rastësisht” pas nesh

Punët tona ecin përpara, ndërsa zjarret “rastësisht” ndizen pas nesh!
Ju kujtohet para disa javësh, sapo inauguruam Bulevardin në Zhelinë, u shfaq zjarr në malin e Grupçinit dhe Cerovës.
Dhe përsëri sot, sapo njoftuam qytetarët për projektet e reja si: rrugën Merovë–Sallarevë, shkollat në Dëbërcë dhe Grupçin, si dhe rrugën Çiflik–Dëbërcë, papritmas, “rastisën” tre zjarre të reja njëkohësisht: në malin e Kapazhdollit, në malet e Merovës dhe në Cerovë. Po, njëkohësisht të gjitha këto.
Po, shumë e çuditshme!
Ne punojmë për zhvillim, por duket se ka dikush që punon për shkatërrim.
Por ne nuk ndalemi!
Ne ndërtojmë, pavarësisht flakëve që duan të na ndalin.