Ballina Aktualitet Episod i ri i podkastit Kontekst rreth mashtrimeve më të përhapura në...

Episod i ri i podkastit Kontekst rreth mashtrimeve më të përhapura në rrjetet sociale

Në episodin e ri të podkastit Kontekst i cili transmetohet në kanalin YouTube të Vërtetmatës.mk, mbi temën e ndjeshme dhe të nxehtë të mashtrimit në internet, redaktori i portalit Vistinomer.mk, Vladimir Petreski, bisedon me inxhinerin Bozhidar Spirovski, një ekspert i sigurisë kibernetike. Fokusi i bisedës në këtë episod janë rrjetet sociale.

Cilat janë mashtrimet më të përhapura në internet dhe si arrijnë ato te përdoruesit si objektiva të mundshëm në mediat sociale, por edhe përmes kanaleve të tjera të komunikimit?

Në episodin e ri të podkastit Kontekst, i cili transmetohet në kanalin YouTube të Vertetmates.mk, mbi këtë temë të ndjeshme dhe të nxehtë, redaktori i portalit Vistinomer.mk, Vladimir Petreski, bisedon me inxhinerin Bozhidar Spirovski, një ekspert i sigurisë kibernetike. Fokusi i bisedës në këtë episod janë rrjetet sociale.

Në mediat sociale, ose çdo gjë që ju vjen papritur, që ju vihet para syve për ta parë, dhe që shkakton një reagim emocional, cilido qoftë imazhi, supozoni se imazhi ose videoja është e rreme, e pavërtetë. Filloni nga kjo premisë, praktikisht mos besoni asgjë, dhe pastaj kontrolloni. Pyeteni veten nëse ju shkakton një emocion të fortë, ky është gjithashtu një faktor i madh, pastaj kontrolloni. Ky mesazh i imi, për fat të keq, ka një efekt të madh negativ në shoqëri, thotë Spirovski në fillim të bisedës për mashtrimet në internet.

Spirovski ka qenë në industrinë e IT-së për dy dekada e gjysmë, dhe për 15 vitet e fundit ai ka qenë ekspert në sigurinë kibernetike, ose siç e përshkruan specialitetin e tij, ai është “një njeri që nuk fle që të tjerët të flenë të qetë”.

Tetova News në YouTube:

Ajo që përpiqem shpesh të bëj është të komunikoj në rrjetet sociale për të gjitha mashtrimet e mundshme me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, të edukoj dhe shpjegoj pse është një mashtrim, dhe cilët janë treguesit që do t’i ndihmojnë ata të shmangin mashtrimet në të ardhmen, thekson Spirovski.

Mund ta shikoni të gjithë bisedën me ekspertin e sigurisë kibernetike Bozhidar Spirovski në episodin e ri të podkastit Kontekst në kanalin YouTube të Vertetmates.mk.