Ballina Kronika Humbi kontrollin nga mospërshtatja e shpejtësisë dhe goditi shtyllën, Policia del me...

Humbi kontrollin nga mospërshtatja e shpejtësisë dhe goditi shtyllën, Policia del me detaje për aksidentin me fatalitet në Pejë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në Pejë, ku vdiq një person.

Në njoftimin e Policisë thuhet se deri te vetaksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nga Vitomirica nё drejtim tё Pejёs dhe me tё arritur ne rrugёn “Konferenca e Bujanit”, duke mos iu pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollollin mbi automjet dhe godet njё shtyllё elektrike tё ndriqimit rrugor

Ilir Spahijaj është personi që mbeti i vdekur në vetaksidentin e sotëm të ndodhur në Pejë.

“Si pasojё e kёtij vetaksidenti ngasёsi i veturёs ka pёsuar lëndime trupore, i njëjti ёshtё dёrguar me autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion