Ballina Kronika Tragjedi në Kërçovë: U aksidentuan me motor, humbin jetën dy nxënëse 16-vjeçare,...

Tragjedi në Kërçovë: U aksidentuan me motor, humbin jetën dy nxënëse 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, të gjitha detajet dhe reagimet

Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova vdesin në një aksident të rëndë trafiku

Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga Shkolla e Mesme e Muzikës Drita në Kërçovë, humbën jetën në një aksident me motoçikletë që ndodhi pranë fshatit Kolibar.

Administrata e shkollës Drita shprehu ngushëllimet e saj më të thella, duke theksuar se humbja e Erionës dhe Albinës ka tronditur thellë institucionin arsimor. Drejtori, stafi mësimdhënës dhe nxënësit u shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta familjeve të tyre, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për të përballuar këtë humbje të madhe.

Mesazhi përfundon me: “I përjetshëm qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës! U prehshin në paqe!”

Kërçova në zi të dyfishtë
Ne një postim të SHMK “Drita” – Kërçovë njoftohet për humbjen tragjike të dy nxënëseve të kësaj shkolle, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi.
Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona.
Në këto çaste të rënda pikëllimi, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK “Drita” – Kërçovë shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm!
U prehshin në paqe!
Me respekt dhe pikëllim të thellë,
Drejtoria dhe stafi i SHMK “Drita” – Kërçovë

Të Allahut jemi dhe tek Ai është kthimi ynë!
Me dhimbje të thellë dhe zemra të thyera pranuam lajmin e hidhur për ndarjen nga kjo botë e përkohshme në mënyrë tragjike e dy vajzave të reja; Eriona Ramadani dhe Albina Abazi.
Nuk ka dyshim se përveç familjeve të tyre, bashkëndjejmë dhimbjen e gjithë Kërçova me rrethinë.
Familjarëve do t’ju mungojnë bijat e mbesat e tyre, bangat e shkollës do të mbeten të zbrazëta dhe me kujtimet e shoqërisë së tyre, me shpresën dhe lutjen e madhe që Allahu i Madhërishëm t’i bashkojë në Xhennetet e larta.
Myftinia e Kërçovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Abazi dhe Ramadani duke lutur Allahun Fuqiplotë për durim , sabër dhe kurajo për të përballuar këtë humbje të madhe.
Allahu i Madhërishëm i bashkoftë në Xhennet me prindërit, familjarët dhe shoqëritë e tyre!
22.08.2025,
Kërçovë
Të pikëlluar thellësisht,
Myftinia e Kërçovës
Qamil ef. Rushiti, Myfti

Sot mbi Kërçovë ka rënë një heshtje zie.

Me dhimbje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy vajzave 16-vjeçare, nxënëseve të gjimnazit “Drita”, Albina Abazi dhe Eriona Ramadani, të cilat sapo po nisnin vitin e dytë në bankat shkollore.
Kjo humbje e parakohshme është plagë e rëndë për familjet e tyre, për gjithë Kërçovën dhe për shoqërinë tonë. Albina dhe Eriona lanë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat e të gjithëve.

Në këto çaste pikëllimi, bashkëndjejmë dhimbjen me familjet Abazi e Ramadani, me të afërmit dhe miqtë e tyre. Lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Qoftë kujtimi i Albinës dhe Erionës i përjetshëm!
U prehshin në paqe./Fatmir Dehari

Me dhimbje të thellë mora lajmin tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënëseve të gjimnazit “Drita”, Albina Abazi dhe Eriona Ramadani.
Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Abazi e Ramadani. Lutem që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Qoftë kujtimi i tyre i përjetshëm. U prehshin në paqe./Rexhep Demiri