I akuzuar për vrasjen e bashkëmoshtararit të tij, i mituri, Enedio Guri, babai dhe xhaxhai i tij do të qëndrojnë në burg pa afat. Djali 14 vjeçar vrau me thikë Erald Xhejon, ndërsa familjarët e tij, i ati Edison Guri dhe xhaxhai Roland Guri, jo vetëm vetëm kanë përkrahur autorin e krimit pas ngjarjes, por kanë fshehur provat e krimit.
Nga ana tjetër, gjykata la në izolim shtëpiak Florian Çelën, shokun e autorit të dyshuar të ngjarjes, ndërsa për 4 të miturit ka vendosur masën e sigurisë mbikëqyrje prindërore. Avokati Ledjan Spaho pas seancës së masës së sigurisë u shpreh se 14 vjeçari, Enedio Guri ka shprehur pendesë për krimin që tronditi vendin pak ditë më parë.
“Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve. Gjykata vendosi që autori të caktojë masën arrest në burg. Kjo pasojë e krijuar nga konflikt i çastit, edhe pse fëmijë, gjykata vlerësoi të vlefshëm arrestit, edhe për babain Edison Guri, po ashtu edhe për xhaxhain. Të miturit e tjerë, gjykata vendosi jo të ligjshëm arrestimin, por vendosi mbikqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen para gjykatës. Autori shprehu pendesë. Tha nuk doja të kishte këtë pasojë, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë pasojë, shpreh ngushëllimet për familjen. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe babai i të miturit duke thënë se na vjen keq për pasojën”, u shpreh avokati.
Seanca e kësaj të diele, zgjati disa orë, ndërsa tashmë autorit do t’i duhet të qëndrojë në institutin e të miturve në Kavajë. 14 vjeçari Erald Xhejo mbeti viktimë nga goditja me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij. Dy të miturit prej disa kohësh kishin përplasje pasi autori i kërkonte shpjegime viktimës pse e shikonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në ambientet e jashtme të një lokali në qendër të fshatit Pirg. Ditën e ngjarjes ata janë takuar në lokal ku kanë qënë të shoqëruar me shokët e tyre. Pasi kanë nisur përplasjet verbale ata më pas janë përfshirë në konflikt fizik. Autori nxorri thikën duke goditur viktimën dhe i shkaktoi plagë fatale. Pas krimit, ai mori automjetin dhe tentoi të largohet nga vendngjarja. Enedio Guri akuzohet për vrasje me dashje dhe drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt.















