Një kontroll i papritur i kryebashkiakut të qytetit Barreiros, në shtetin Pernambuco të Brazilit, ka shkaktuar polemika pasi ai gjeti dy mjekë në një dhomë pushimi të spitalit, në një kohë kur pacientë po prisnin për t’u trajtuar në urgjencë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 4 nëntorit 2026, në Spitalin Municipal Jailton Messias de Albuquerque.
Kryebashkiaku Carlinhos da Pedreira kishte shkuar pa paralajmërim në spital pas ankesave për vonesa në trajtimin e pacientëve.
Gjatë kontrollit, ai gjeti dy nga mjekët e turnit në një dhomë të personelit dhe reagoi ashpër, duke i akuzuar fillimisht se po flinin dhe po qëndronin së bashku ndërsa pacientët prisnin.
Kryebashkiaku i nxori nga spitali
Pamjet e regjistruara gjatë kontrollit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.
Kryebashkiaku shihet duke kritikuar me tone të ashpra dy profesionistët dhe duke kërkuar largimin e tyre nga objekti.
Sipas tij, tre mjekë ishin caktuar në turn, ndërsa në momentin e kontrollit vetëm njëri prej tyre po merrej me pacientët.
Ai kërkoi gjithashtu ndërhyrjen e policisë.
Megjithatë, pretendimet që qarkulluan më pas se dy mjekët ishin kapur duke kryer marrëdhënie seksuale nuk janë konfirmuar si fakt.
Në deklarimin e tij të mëvonshëm, kryebashkiaku nuk përsëriti pretendimet për një marrëdhënie intime, por deklaroi se dy mjekët ishin gjetur duke pushuar në të njëjtën dhomë.
Sindikata: Mjekët po pushonin pas 12 orësh pune
Sindikata e Mjekëve të Pernambukos – Simepe kundërshtoi mënyrën se si u paraqit rasti.
Sipas organizatës, informacionet që ajo kishte marrë tregonin se dy mjekët ndodheshin në ambientin e pushimit pas një periudhe intensive pune gjatë 12 orëve të para të turnit, ndërsa një mjek i tretë vazhdonte të ishte përgjegjës për trajtimin e pacientëve.
Sindikata theksoi se fakti që dy profesionistët ndodheshin në të njëjtën dhomë pushimi nuk justifikonte pretendime ose insinuata për jetën e tyre intime.
Cremepe dënon ekspozimin publik të mjekëve
Për rastin reagoi edhe Këshilli Rajonal i Mjekësisë së Pernambukos – Cremepe.
Në deklaratën e publikuar më 5 nëntor, institucioni tha se pretendimet lidhur me ofrimin e shërbimit shëndetësor, respektimin e turneve dhe funksionimin e spitalit duhet të hetohen nga organet kompetente.
Megjithatë, Cremepe kundërshtoi fuqishëm ekspozimin publik dhe poshtërimin e profesionistëve të përfshirë.
Sipas Këshillit, kontrolli i shërbimeve publike shëndetësore nuk i jep një drejtuesi të drejtën që mjekët t’i ekspozojë para opinionit publik pa përfunduar procedurat përkatëse.
Institucioni kërkoi që çdo shkelje e mundshme të hetohet duke respektuar procedurën ligjore, të drejtën për kundërshtim dhe të drejtën e mbrojtjes.
Bashkia ndërpret kontratën me organizatën që administronte spitalin
Pas incidentit, Bashkia e Barreiros vendosi të ndërpresë kontratën me Associação Beneficente João Paulo II, organizata që administronte spitalin.
Autoritetet njoftuan se menaxhimi i institucionit shëndetësor do të kalojë përkohësisht drejtpërdrejt nën administrimin e bashkisë, deri në zhvillimin e një procedure të re për përzgjedhjen e operatorit.
Rasti ka shkaktuar debat të madh në Brazil: nga njëra anë për vonesat në trajtimin e pacientëve dhe respektimin e detyrimeve gjatë turnit, ndërsa nga ana tjetër për mënyrën se si zyrtarët publikë duhet të trajtojnë pretendimet ndaj personelit mjekësor pa cenuar dinjitetin dhe prezumimin e pafajësisë së profesionistëve të përfshirë./Tetova News
@aravind17 @jumoura182 Vídeo completo! Não existe provas que eles estavam tem testemunhas do hospital que ambos estavam em horário de descanso. O PREFEITO é assim ele gosta de aparecer. Olha ai no Google que histórico maravilhoso ele tem. Carlinhos da Pedreira, Prefeito de Barreiros PE. https://t.co/rS4dxyuTCo
— Yta comentarista © (@ytacomenta) November 6, 2026






























