Ballina Kronika Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, lihet në burg autori i dyshuar, babai...

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, lihet në burg autori i dyshuar, babai dhe xhaxhai i tij, ndryshon masa për 5 të tjerët

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 14 vjeçarin Enedio Gurin i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Erald Xhejo pak ditë më parë në fshatin Pirg.

Gjithashtu gjykata ka lënë në arrest në burg babain Edison Guri dhe xhaxhain Roland Guri, të cilët jo vetëm kanë përkrahur autorin e krimit pas ngjarjes por kanë fshehur dhe provat e krimit.

Nga ana tjetër, gjykata ka lënë në arrest shtëpie Florian Çelën, shokun e autorit të dyshuar të ngjarjes ndërsa për 4 të miturit ka vendosur masën e sigurisë mbikëqyrje prindërore.

Avokati Ledjan Spaho pas seancës së masës së sigurisë është shprehur se 14 vjeçari Enedio Guri ka shprehur pendesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbasdite e të enjtes në ambientet e jashtme të një lokali në qendër të fshatit Pirg ku mbeti i vdekur 14 vjeçari Erald Xhejo.

Tetova News në YouTube: