Ballina Lajme Aleanca Kombëtare për Integrim hap shtabin në Likovë

Aleanca Kombëtare për Integrim hap shtabin në Likovë

Likova foli qartë në hapjen e shtabit komunal: populli është në këmbë dhe dinjiteti do të rikthehet! – shkruan Ali Ahmeti në faqen e tij në facebook/
Kjo më nuk është referendum, është plebishit, është plebishit kombëtar!
Shqiptarët nuk janë qiraxhinj në shtëpinë e tyre. Shqiptarët janë dalëzotës të dinjitetit dhe substancës kombëtare.
Fitorja më 19 tetor është e sigurt, por madhësia dhe thellësia e saj do të varen vetëm nga vendosmëria jonë.
Jemi bërë bashkë, sepse po rrezikohet substanca kombëtare dhe shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që dikush tjetër të vendosë për ta.
Unë jam i bindur fort se Aleanca Kombëtare për Integrim është garancia e kësaj fitoreje të madhe dhe e dinjitetit tonë.