Ballina Lajme Aleanca Kombëtare për Integrim hap shtabin zgjedhor në Banjicë të Poshtme të...

Aleanca Kombëtare për Integrim hap shtabin zgjedhor në Banjicë të Poshtme të Gostivarit

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Bashkë për Gostivarin n❤️
Sonte, në Banjicën e Poshtme – vendlindjen e bartësit të listës së AKI për Gostivar, Valdet Xhaferi, u hap shtabi zgjedhor i Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI, së bashku me kandidatin tonë për kryetar komune Valbon Limani. Pjesëmarrja e madhe e banorëve tregoi qartë se Banjica dhe Gostivari janë të rreshtuar pas AKI-së, dhe se fitorja po afrohet me hapa të sigurt.
Më 19 tetor, Gostivari do të festojë, sepse fitorja do të vijë që në raundin e parë.
Në këtë hapje madhështore, ishim të shoqëruar nga Kryeministri i parë shqiptar, z. Talat Xhaferi, deputeti Halil Snopçe, si dhe udhëheqësit e shtabit zgjedhor të AKI në Gostivar, dr. Nexhati Jakupi, z. Isak Lazami dhe kandidati për këshilltarë z.Sebaedin Sallai. Ky është mesazh i qartë se shqiptarët e Gostivarit janë të bashkuar në një kauzë kombëtare për fitoren me Gostivarin në ❤️.
Një falënderim i përzemërt për mikpritjen dhe mbështetjen e banorëve të Banjicës, të cilët edhe sonte dëshmuan besimin e tyre.