Ballina Top Lajm Bilall Kasami takon banorët e lagjeve Gam Gam dhe Sahat Mëhallë (FOTO)

Bilall Kasami takon banorët e lagjeve Gam Gam dhe Sahat Mëhallë (FOTO)

Gjithmonë kënaqësi t’i takoj banorët e lagjeve Gam Gam dhe Sahat Mëhallë.
Bashkëbisedim i këndshëm me ta për transformimin e filluar të Qytetit në mandatin tonë të parë, pasi e gjetëm të zymtë, të vjedhur, të rrënuar e të rraskapitur.
Ndryshimin e filluam pikërisht në këtë lagje, duke i dhënë një formë krejt të re e bashkëkohore rrugës Strasho Pinxhur, projekti ynë i parë infrastrukturor në fillim të mandatit. Ndërsa kalldërmat që ia kthyen shpirtin e gjallërinë Rrugës së Butiqeve janë vula e një udhëheqjeje ndryshe, me dashuri për të bukurën, për kulturën dhe për trashëgiminë tonë. Vulë që e mbajmë me shumë krenari.
Kudo që shkojmë ndjehet entuziazmi i fortë për ta vazhduar transformimin e Tetovës me Kapitullin e Dytë të zhvillimit. Sepse Tet❤️va s’ndalet!