Ballina Kronika Makina përplas këmbësorin në aksin Gostivar-Gradec, vdes 65-vjeçari nga Dobërdolli

Makina përplas këmbësorin në aksin Gostivar-Gradec, vdes 65-vjeçari nga Dobërdolli

Më 04.09.2025, në Departamentin për Punë të Brendshme në Gostivar është raportuar se rreth orës 20:25, në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec, në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, një makinë e tipit “Renault” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga G.B. (30 vjeç) nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, ka përplasur këmbësorin me inicialet Z.Sh. (65 vjeç) nga fshati Dobërdoll.

Pas aksidentit, këmbësori Z.Sh. u transportua në Qendrën Mjekësore Gostivar, ku konstatuan vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit publik dhe sipas nenit 300 të Kodit Penal – “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”, rreth orës 21:10, drejtuesi i automjetit G.B. është arrestuar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës.

Inspekitimin në vendin e ngjarjes e kanë kryer prokurori publik dhe një ekip inspektues nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme në Gostivar.