Ballina Top Lajm NDËRRON JETË HOXHA DHE PROFESORI I MEDRESESË, MR. REFET EF. SADIKU

NDËRRON JETË HOXHA DHE PROFESORI I MEDRESESË, MR. REFET EF. SADIKU

NDËRRON JETË HOXHA DHE PROFESORI I MEDRESESË, MR. REFET EF. SADIKU
“Të All-llahut jemi dhe njëmend tek Ai është kthimi jonë”
Sot me dhimbje të thellë, por me besim të paluhatshëm se çdo gjë që ndodh, ndodh me caktimin e Zotit xh.sh., pranuam lajmin se u nda nga kjo botë, hoxha dhe profesori jonë i nderuar, nga Gostivari, Mr. Refet ef. Sadiku. Muftinia e BFI-Gostivar, në emër të Muftiut të saj H.Sabahudin ef. Zendeli, nëpunësve fetarë, këshillave të xhamive dhe mbarë besimtarëve islam të Gostivarit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta, që hoxhën tonë, rahmetli Mr. Refet ef. Sadikun, All-llahu xh.sh. ta pranojë në mëshirën e Tij të Pafund, familjes t’i jep durim të pashoq e kontributi i tij për Bashkësinë Fetare Islame, Muftininë e BFI-Gostivar dhe nga viti 2008 për SHMI Medreseja ISA BEU – Paralelja e Vajzave në Gostivar, të jetë i vlerësuar tek Ai i cili vlerëson më së miri veprat e robërve të Tij.
Vendtakimi ynë qoftë Xhenneti, insha Allah!
Në vazhdim, ua sjellim jetën dhe veprën e Mr. Refet ef. Sadikut r.a.:
Datëlindja: 01.11.1962, fsh. Bellovisht
Shkollimi fillor e kreu në vendlindje, shkollën e mesme islame – Medresenë në Kajro, Fakulteti i gjuhës arabe – drejtimi i përgjithshëm në Universitetin “Al–Az’har” në Kajro, studimet post-diplomike në fakultetin e shkencave islame – drejtimi i gjuhës arabe ne Kajro.
Veprimtaria: prej vitit 1990 vaiz në xhaminë Muhallës së Re në Gostivar dhe prej vitit 2008, profesor në Medresenë Isa Beu-Paralelja e Vajzave Gostivar.
H. Sabahudin ef. Zendeli
Mufti i Muftinisë së BFI-Gostivar