Ballina Aktualitet Ruhi Demiri do të jetë bartës i listës së këshilltarëve të VLEN-it...

Ruhi Demiri do të jetë bartës i listës së këshilltarëve të VLEN-it për Komunën e Zhelinës

Ruhi Demiri do të jetë bartës i listës së këshilltarëve të VLEN-it për Komunën e Zhelinës. Njoftimin e ka bërë kryetari aktual i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu dhe kandidat për kryetar të kësaj komune edhe në Zgjedhjet Lokale 2025:

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë,
Kemi nderin t’ju njoftojmë se në zgjedhjet lokale 2025-2029, bartës i listës së këshilltarëve të VLEN në Komunën e Zhelinës do të jetë profesori i nderuar Ruhi Demiri.
Profesor Demiri është një figurë e njohur e arsimit, i cili gjithë jetën ia kushtoi arsimimit, edukimit dhe ngritjes së vetëdijes së gjeneratave të reja. Përmes përkushtimit të tij, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në formimin e shumë kuadrove që sot kontribuojnë në fusha të ndryshme të jetës shoqërore.
Me një përvojë të gjatë publike, kujtojmë se në vitin 2000 ai ishte edhe kandidat për kryetar të Komunës së Zhelinës, duke dëshmuar se angazhimi i tij për të mirën e përgjithshme ka qenë gjithmonë parim dhe udhërrëfyes.
Sot, me vizion të ri dhe me përkushtim të palëkundur, Ruhi Demiri i bashkohet platformës sonë për një Zhelinë që ecën përpara, me dije, përvojë dhe integritet.
Përmes tij dhe ekipit tonë, jemi të bindur se zëri i qytetarëve do të përfaqësohet me dinjitet dhe vendosmëri në Këshillin Komunal.