Ballina Lajme Sedat Bislimi takon banorët e fshatit Vërtekicë të Studeniçanit

Sedat Bislimi takon banorët e fshatit Vërtekicë të Studeniçanit

Takim me banorët e fshatit Vërtekicë.
Si kandidati për kryetar të komunës së Studeniçanit nga koalicioni VLEN, bashkë me bartësin e listës Xhelal Ramushi dhe ekipin tonë, qëndruam sot në fshatin Vërtekicë për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e banorëve.
Në fokus të takimit ishin problemet kryesore që banorët përballen çdo ditë:
Rruga e shkatërruar – një problem jetik që kërkon zgjidhje urgjente dhe që me vite mbetet i pazgjidhur nga pushteti lokal aktual.
Burimi i ujit për banjat – projekti ekziston që 5 vite, por ende nuk është përfshirë në buxhetin e komunës.
Transporti publik – kërkohet që të jetë më i shpeshtë për të lehtësuar lëvizjen drejt zonave urbane.
Shpella e Vërtekicës – një pasuri natyrore që do të përfshihet në planet zhvillimore, duke përdorur fondet IPARD për ta promovuar si atraksion dhe për të mbështetur zhvillimin lokal.
Si kandidat për kryetar të komunës, do të angazhohemi që secili problem i banorëve të gjendet në prioritetet e qeverisjes sonë lokale pas marjes së mandatit nga populli.
PËR KOMUNËN E STUDENIÇANIT NDRYSHIMI VLEN