Kësaj radhe ishim mysafirë në konakun e familjes së nderuar, të luftëtarëve Suat dhe Gani Bushi, në Serovë.
Familja Bushi, me pritjen e tyre të ngrohtë dhe përkrahjen e vendosur, na dha një mesazh të fuqishëm: rruga e fitores kalon përmes përkrahjes së qytetarëve që e duan dhe e mbrojnë Çairin. Edhe në këtë konak, Serova tregoi se është në krahun e duhur, në krahun e vizionit për një të ardhme që sjell zhvillim e ndërtim, në krahun e drejtësisë dhe të rrugës që ia vlen.
Çairi nuk ka kohë për eksperimente. Çairi e di, Serova e di se kush duhet të udhëheqë, kush ka vizion dhe kush është i përkushtuar për ta çuar përpara këtë komunë krenare shqiptare.
Përkrahja që po marrim nga çdo lagje dhe çdo familje është mesazh i fuqishëm se të gjithë po na bashkohen në rrugën e drejtë, në rrugën e fitores madhore. Kjo është energjia që na jep Serova, kjo është fuqia që na e jep Çairi. Së bashku po shkruajmë historinë e një fitoreje që do ta bëjë Çairin më krenar se kurrë!
Faleminderit për pritjen, familja e nderuar Bushi, përfundon shkrimin Izet Mexhiti.

@tn.lajmelokale Izet Mexhiti në konakun e familjes së nderuar të luftëtarëve Suat dhe Gani Bushi në Serovë















