Pas publikimit të përgjimeve skandaloze, në të cilën dëgjohen, Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi, rinia e koalicionit VLEN të organizuar kanë ngritur zërin kundër integristëve.
Në reagimin e tyre rinia e VLEN kanë deklaruar se selia e BDI-së nuk ka vend në Tetovë, tetovarët nuk i durojnë më sharjet dhe ofendimet.
Rinia e VLEN në reagimin e tyre thonë se përgjimet që u publikuan mes Musa Xhaferit dhe Blerim Bexhetit, konfirmojnë edhe një herë se çfarë mendon BDI-ja për Tetovën, tetovarët, të rinjtë dhe të rejat tona.
Shtojnë se në Tetovë nuk ka vend për këta që e vodhën, e rrjepën, e shkatërruan qytetin, ua morën votat dhe i shanë tetovarët dhe familjen tetovare.
Reagimi i plotë:
Rinia e VLEN: Selia e BDI-së nuk ka vend në Tetovë, tetovarët nuk i durojnë më sharjet dhe ofendimet!
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Jemi sot këtu të shprehim mllefin dhe shqetësimin tonë për mënyrën se si BDI-ja i trajton tetovarët. Jemi këtu me një kërkesë të qartë dhe të prerë: Selia e BDI-së të hiqet përfundimisht nga Tetova.
Përgjimet që u publikuan sot mes Musa Xhaferit dhe Blerim Bexhetit, dy deputetë të BDI-së dhe dy figura kyçe në kryesinë më të lartë të kësaj partie, konfirmojnë edhe një herë se çfarë mendon BDI-ja për Tetovën, tetovarët, të rinjtë dhe të rejat tona.
Kjo seli është shndërruar në simbol të luftës kundër Tetovës që buron nga kjo parti. Kjo seli është simbol i luftës ndaj familjes tetovare, luftës ndaj rinisë dhe shoqërisë sonë të shëndoshë.
Tetova është qytet i njerëzve të ndershëm, punëtorë, të drejtë dhe familjarë.
Në Tetovë nuk ka vend për këta që e vodhën, e rrjepën, e shkatërruan qytetin, ua morën votat dhe i shanë tetovarët dhe familjen tetovare.
Kjo seli nuk ka më vend në Tetovë.
Le ta çojnë në shtëpinë e Musa Xhaferit, Blerim Bexhetit e Fatmir Deharit, sepse aty i shkon më shumë.
Tetova është shtëpi e ndershme për secilin qytetar të saj, pa dallim përkatësie partiake, etnike apo fetare, që ia do të mirën këtij qyteti dhe rinisë tetovare.















