Policia reagon zyrtarisht për herë të parë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Reagimi i policisë:
Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.

Vrasja, ky është vendimi që gjyqtari Astrit Kalaja do të jepte sot
Gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja i cili humbi jetën sot gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit, po shqyrtonte një vendim pronësie, mes palës paditëse Gjon Shkambi dhe 31 familjeve, për pronën e ish-shkollës së Rezervave në Shkodër.
Në momentin e leximit të vendimit, që i jepte të drejtë 31 familjeve, nipi i Gjon Shkambit Elvis Shkambi ka qëlluar me 4 plumba, 3 prej të cilave kanë goditur direct në gjoks gjyqtarin Astrit Kalaja.
Vendimi që po lexonte gjyqtari Kalaja i referohej një konflikti që daton që në vitin 1992 ku 31 familje, me vendim të bashkisë Shkodër janë vendosur në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit.
Banorët thonë se prona është akoma shtetërore dhe dokumentet janë falsifikuar.
Sot, gjyqtari Kalaja i ka dhënë fund kësaj historie, duke i dhënë të drejtë banorëve që jetojnë aktualisht në godinën e godinën e ish-shkollës së Rezervave./ BW

Ky është i riu që ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja
Ky është 31-vjeçari Elvis Shkambi, i cili vrau brenda sallës së gjyqit, gjyqtarin Astrit Kalaja.
Shkak i krimit të rëndë, u bë një gjyq pronash.
Ai u arrestua pas krimit nga policia I riu pranoi krimin e rëndë duke pohuar mes të tjerash edhe sorollatjen për cështje të pronësisë.
Të plagosur kanë mbetur edhe babë e bir, palë në konfliktin me familjen Shkambi.















