Belinda Balluku do të përballet edhe me një akuzë të re me SPAK, atë për tenderin e lotit 4 të unazës së Tiranës, që është ajo pjesë e rrugës që kalon në Shkozë. Ende nuk janë të qarta të dhënat që ka zbuluar prokuroria e posaçme për Ballukun, por më herët zv.kryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës e ka konsideruar kët pjesë të rrugës “shumë kompleks”.
Gjatë një prej inspektimeve të lotit 4 vitin e kaluar, Balluku deklaronte se “këtu nevojitej ndërtimi i një ure rreth 420 metra për të ardhur në të njëjtin nivel me lotin 3. Ky ka qenë një nga segmentet më të vështira të Unazës së Madhe të Tiranës edhe për shkak të një numri të lartë ndërtimesh pa leje”.
Unazëa e madhe e Tiranës është një segment prej 27 kilometrash, që lidh kryeqytetin me gjithë rrugët dalëse kombëtare. Më herët, Balluku u mor e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë, ndërsa gjykata vendosi shkarkimin e saj nga detyra.















