Nuk dihet nëse Belinda Balluku ia faturon Edi Ramës përkeqësimin e pozicionit të saj si e pandehur, por takimi i parë që ka nxituar të bëjë pasi u shkarkua me vendim gjykate, është ai në zyrën e kryeministrit.
Pamjet tregojnë një Belinda Balluku që nxiton të hyjë në kryeministri e ndjekur nga truproja e saj. Nuk dihet nëse Rama është në kryeministri apo sot ka preferuar ta shmangë të pandehurën Belinda Balluku e cila i kishte marrë masat për të evituar shkarkimin nga Edi Rama, por nuk e kishte menduar se thika pas shpine do t’i vinte nëpërmjet Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Më 31 Tetor, Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera në lidhje me tunelin e Llogarasë. Pasi refuzoi të dorëhiqej, SPAK i ka shtuar një akuzë tjetër për lotin e 4 të Unazës së madhe të Tiranës, ndërsa GJKKO urdhëroi pezullimin e saj nga detyra dhe sekuestrimin e pasaportës.











![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



