Ballina Aktualitet Balluku kërkon ‘spiunin’ që nxori listën e fituesve të Unazës së Madhe,...

Balluku kërkon ‘spiunin’ që nxori listën e fituesve të Unazës së Madhe, urdhëron Berberin: Gjeje kush?! Ke një Miranda tek prokurimet! Kreu i ARRSH mohon rrjedhjen e informacionit

Të tjera komunikime janë bërë publike nga dosja hetimore e Belinda Ballukut. Nga aparati celular i ish kreut të ARRSH, Evis Berberi janë zbërthyer të gjitha mesazhet që fundosën Belinda Ballukun.

Më 10 shtator 2021, në orën 10:46, Balluku i shkruan Berberit: “Hajde tek unë në 11”, dhe Berberi i kthen përgjigje menjëherë: “Erdha”.

Rreth orës 13:00, Balluku e udhëzon Berberin: “Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe bëja të qartë që shkon me EUT. Dhe mos ta shoh në vend tjetër. Punët i ke me Gim thuaj, jo me mua.”

Berberi konfirmon: “Ok.”

Vetëm pak minuta pas mesazheve, në orën 13:54, Ilir Shtufi i shkruan Berberit: “Përshëndetje si të kam… Ilir Shtufi Nova jam. Të tak pak, më kanë thënë kur mundesh.”

Tetova News në YouTube:

Berberi i përgjigjet në 14:07: “Hajde kalo.” Shtufi konfirmon: “Ok, 10 min.”

Në mbrëmje, komunikimi vijon mbi publikimet mediatike dhe rrjedhjen e informacionit, ku Balluku i kërkon Berberit të gjejë kush e ka nxjerrë listën fituese.

Balluku shkruan në orën 21:44: “Ke një Miranda tek prokurimet.

Berberi mohon rrjedhje informacioni: “Miranda ka qenë tërë kohës te prokurimet. Miranda s’ka dijeni për emrat.”

Balluku i kthehet: “Po mirë, gjeje kush.”Berberi pretendon se lista nuk ka si të jetë marrë nga askush: “Asnjë se ka listën, s’ka si ta kenë… Vetëm po të kenë qëlluar me hamendësim, se edhe sot kishte ndryshime. Vetëm unë e di.”

Sipas hetimit, vetëm katër ditë pas këtyre komunikimeve, më 14.09.2021, shoqëria “Nova Construction 2012”, në pronësi të Ilir Shtufit, lidh një kontratë bashkëpunimi me “Euroteorema Peqin” dhe “PE-VLA-KU”, për të marrë pjesë në tenderin e Lotit 4 të Unazës së Jashtme Tiranë.