Ballina Aktualitet “Të plasi t*api, bëj punën”- Zbardhen mesazhet që Balluku i dërgon Evis...

“Të plasi t*api, bëj punën”- Zbardhen mesazhet që Balluku i dërgon Evis Berberit për Unazën e Madhe! Ministrja: Ikni shijoni fundjavën! Ke një plehrë aty që flet…

Në kuadër të një hetimi mbi procedurat e prokurimit për projektin e “Unazës së Jashtme Tiranë”, janë bërë publike komunikime të shumta telefonike mes zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës, tashmë të pezulluar nga detyra, Belinda Balluku, dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, të datës 1 dhe 5 tetor 2021.

Sipas hetimit, më 1 tetor 2021, dy zyrtarët kanë shkëmbyer mesazhe të vazhdueshme lidhur me “Unazwn e Madhe” tw Tiranws, ku Balluku i kërkon Berberit “të jetë gati për njoftimin”, ndërsa biseda vijon mbi publikimin dhe koordinimin e veprimeve për procedurën në fjalë.

Në një moment, Balluku i shkruan: “Asnjë ndryshim… Thjesht të bëj këngën, por jam në Kukës”. Më vonë, gjatë të njëjtës ditë, komunikimi vijon për afatet e veprimeve dhe shtyrjen e njoftimeve deri të mërkurën.

Ndërsa më 5 tetor 2021, Berberi e njofton Ballukun se një emisioni investigativ ka kërkuar informacion zyrtar për procedurën e prokurimit të Lotit 1 “Shqiponja”, duke pyetur për shpalljen e fituesit dhe ankesa të mundshme.

Balluku i përgjigjet: “ Të plasi trapi, bëj punën dhe zbato ligjin… Nesër publikoji të gjitha në darkë”.

Sipas hetimit, të nesërmen, më 6 tetor 2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.