Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Kuvendi votoi ndryshimet në Ligjin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ku shfuqizohet lirimi nga TVSh-ja për dërgesat online me vlerë deri në 22 euro….
Kuvendi votoi ndryshimet në Ligjin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ku shfuqizohet lirimi nga TVSh-ja për dërgesat online me vlerë deri në 22 euro.
Ligji hyn në fuqi 8 ditë pas botimit në Gazetën Zyrtare, që do të thotë se duke filluar nga java e ardhshme, porositë nga Temu, AliExpress dhe dyqane të tjera online nga jashtë do të tatohen.
“Qëllimi i këtyre ndryshimeve ligjore është përforcimi i ekonomisë vendore, mbështetja e kompanive vendore dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Zbatimi i ndryshimeve pritet të ketë efekte pozitive të drejtpërdrejta në ekonominë dhe punën e kompanive vendore. Me shfuqizimin e lirimit, rreth 4 milionë denarë në muaj do të ridestinohen në ekonominë vendore, aq sa është edhe vlera e qarkullimit në platformat e huaja online në periudha të caktuara. Këto ndryshime paraqesin hap të rëndësishëm në mbrojtjen dhe zhvillimin e ekonomisë vendore, veçanërisht në kushtet e globalizimit intensiv dhe rritjes së tregtisë digjitale.”, thonë nga Ministria e Financave.











![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



