Ballina Kronika Aksidenti tragjik në Kosovë: Humb jetën drejtuesja e Dhomës së Biznesit të...

Aksidenti tragjik në Kosovë: Humb jetën drejtuesja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe mikesha e saj

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur me një kamion, ku si për pasojë kanë humbur jetën dy fëmrat që po udhëtonin në mjet.

Bëhet fjalë për Elizabeta Katija, 43-vjeçe (drejtuesja e mjetit) dhe Eorda Sinollari, 32 vjeçe (pasagjere), të cilat kanë ndërruar jetë në vend. Dyshohet se shkak i aksidentit, ishte koha e keqe dhe me mjegull.

Elizabeta Katija ishte një personazh i njohur në fushën e biznesit në Shqipëri. 43-vjeçarja mbante rolin e drejtueses në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Shpesh herë, Katija udhëtonte jashtë vendit, për të marrë pjesë në takime të botës së biznesit.

Ndërsa Eorda Sinollari, po ashtu është një emër i njohur në botën e biznesit, pasi ushtronte profesionin e konsulentes së biznesi në Gjermani.

Tetova News në YouTube:

Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë edhe drejtuesi i kamionit, Munish Grajçefci, i cili ka është duke marrë ndihëm mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia e Kosovës, bën me dije se hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit që i preu në mes jetën e dy shqiptareve.

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të mikeshës sonë të shtrenjtë, Elisabeta Katiaj, Nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës, si dhe të Eorda Sinollari, konsulente biznesi pranë Dhomës.
Elisabeta ishte një zë i fortë i diasporës shqiptare, një mbështetje e palodhur për gratë dhe vajzat sipërmarrëse dhe një profesioniste e përkushtuar në ndërkombëtarizimin e biznesit shqiptar. Kontributi i saj në nismat e Dhomës së Biznesit të Diasporës, veçanërisht në Samitin e Gruas së Diasporës, do të mbetet i paharruar.
Ikja e saj e parakohshme ka lënë një boshllëk të madh tek të gjithë ne. Mendimet dhe ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për bashkëshortin Dorin, dy fëmijët e vegjël, familjen, miqtë, bashkëpunëtorët e ngushtë dhe për të gjithë ata që e donin Betën tonë të dashur.
Do ta kujtojmë gjithmonë të buzëqeshur, Elisabetën tonë të dashur.


Me pikëllim të thellë u njoftuam sot për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtores dhe mikes së Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Elisabeta Katiaj, Nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës, si dhe të Eorda Sinollari, konsulente biznesi pranë Dhomës, një nga shembujt më të mirë të studentëve shqiptarë që kthehen nga diaspora për të kontribuar në atdhe.
Në këtë moment shumë të vështirë për familjet e tyre, Agjencia Kombëtare e Diasporës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ta, për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Me humbjen e jetës së znj. Elizabeta Katiaj, ne humbëm një figurë të shquar të komunitetit, botës së biznesit shqiptar dhe atij në diasporë, një zonje me vlera, një intelektuale me shumë ide, që ndërtoi ura bashkëpunimi, fuqizoi sipërmarrëset gra dhe kontribuoi në forcimin e lidhjeve ekonomike mes shqiptarëve kudo në botë.
Puna, integriteti dhe shpirtit i saj bashkues do të mbeten të pazëvendësueshme.
Kujtimi i tyre qoftë i përjetshëm!
Lamtumirë Beta dhe Eorda ️️