Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë konfirmuar aksionin që po zhvillohet në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë.
“Nën drejtimin prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike, zyrtarët e policisë nga Departamenti për Parandalimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë MPB, që nga mbrëmja e kaluar kanë zhvilluar aktivitete në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë, për shkak të ekzistencës së dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale me natyrë financiare-ekonomike. Më shumë detaje do të shpallen pas përfundimit të aktiviteteve në terren”, thonë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Jozyrtarisht, mësohet se janë ndaluar disa persona, në mesin e të cilëve edhe ish drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, B.D.

Arrestohet Bujar Dardhishta, ish-drejtor i Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë
Në një aksion policor gjatë natës është arrestuar Bujar Dardhishta, ish-drejtor i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë.
Swiss Residence
Së bashku me të janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, ndërsa janë kryer bastisje në disa lokacione në mbarë vendin.
Bujar Dardishta është kuadër i BDI-së, i cili gjatë viteve të fundit ka ushtruar disa funksione drejtuese në administratën shtetërore. Ai është më i njohur për mandatin e tij si drejtor i Entit për Gjendje Civile, ndërsa më vonë është emëruar edhe si menaxher në ESM Distribucioni.
Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet fjalë për goditjen e një grupi të organizuar kriminal, i dyshuar për vepra penale nga fusha e korrupsionit dhe krimit ekonomik.
Detaje të tjera për aksionin priten së shpejti.
АПСЕЊА ЗА ПЕРЕЊЕ ПАРИ И ДРУГ КРИМИНАЛ, НЕОФИЦИЈАЛНО ЛИШЕН ОД СЛОБОДА Е БУЈАР ДАРДИШТА ОД ДУИ, КОЈ ДИРЕКТОРУВАШЕ ПОВЕЌЕ ОД ДЕЦЕНИЈА
Полицијата под раководство на Обвинителството за организиран криминал и корупција (ОЈО ГОКК) ноќеска го уапсила Бујар Дардишта, ексдиректор на повеќе важни државни институции во време на 20-годишното владеење на ДУИ. Се сомничи за перење пари.
Се вршат претреси на повеќе локации во Скопје и во Куманово. Заедно со Дардишта се уапсени уште неколку лица.
Дардишта е најпознат како директор на Управата за водење на матични книги, кога имаше рекорден број на згрешени изводи на родени, на умрени, како и изводи на венчани. Подоцна беше именуван и за управител во ЕСМ Дистрибуција.
Дардишта, исто така, беше познат по големиот број вработени членови од семејството во администрацијата.
Од ОЈО ГОКК велат само дека акцијата се спроведува под раководство на јавен обвинител, а во неа учествуваат полициски службеници од Одделот за сузбивање на организиран и сериозен криминал при Бирото за јавна безбедност на МВР.















