Në margjina të Forumit të Dohas 2025, pata kënaqësinë të takoj Bill Gates, bashkëthemelues i “Microsoft” dhe filantrop i njohur global. Vlerësova përkushtimin e tij ndaj zgjidhjeve inovative që adresojnë sfidat globale, ndërsa bashkëbiseduam për rëndësinë e teknologjisë dhe mënyrat se si mund të mbështeten projekte që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm.
Gjatë Forumit, ai adresoi krizat globale, duke u përqendruar në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe në parandalimin e katastrofave që mund të kërcënojnë stabilitetin global.















