Këngëtarja Nora Istrefi u rikthye përballë ish-bashkëshortit të saj, Robert Berisha, duke bërë një nga takimet e rralla televizive mes tyre, që pas divorcit.
Nora ishte e ftuar në emisionin që drejtohet nga vetë ish-bashkëshorti i saj, ku çifti foli hapur për jetën personale, karrierën dhe mbi rolin e tyre si prindër të vajzës së tyre, Renee.

Por, ai theksoi se kjo dhuratë nuk kishte të bënte me rikthimin e lidhjes mes tyre, por si një dhuratë simbolike për Norën, e cila do t’ja trashëgojë të bijës kur ajo të mbushe 18-vjeçe.
“Këtë unazën e mban ti deri sa Renee t’i bëjë 18 vjet”, i tha Robert, ndërsa shtoi “mos kontrolloni për çmime, se do thonë pastaj ku more Roberti10 mijë dollarë që bleu ketë unazë”

“Do gëzohet Renne për këto unaza shumë të bukura, edhe unë po ja përdor disa kohë”, tha ajo.

















