Ballina Lajme Mickoski: Viti 2026 do të jetë vit i lëvizjes dhe transformimit (VIDEO)

Mickoski: Viti 2026 do të jetë vit i lëvizjes dhe transformimit (VIDEO)

Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij të Vitit të Ri theksoi se viti që po e lëmë ishte një vit me sfida serioze, në të cilin ishte e nevojshme të bëhej stabiizim dhe konsolidim, ndërsa se viti i ardhshëm konsideron se do të jetë një vit i lëvizjes dhe transformimit.

Jemi të vetëdijshëm se për qytetarët gjëja më e rëndësishme është se si ndihen në jetën e përditshme. Me të drejtë mund të them se viti 2026 do të jetë një vit lëvizjeje dhe një vit transformimi! Një vit rritjeje, me zbatimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore. Një vit forcimi ekonomik, me investime të reja, mbështetje për ekonominë dhe hapjen e mundësive për punë dhe zhvillim. Një vit transformimi total të Maqedonisë”, theksoi Mickoski.

Kryeministri theksoi se ekziston një detyrim për të dhënë rezultate dhe për të justifikuar besimin e qytetarëve.

“Ju uroj të gjithëve shëndet, paqe dhe forcë! Le të hyjmë në vitin 2026 me besimin se puna e palodhur do të shpërblehet dhe se po e çojmë Maqedoninë në drejtimin e duhur. Gëzuar Vitin e Ri”, tha Mickoski, ndër të tjera, në fjalimin e tij.

Urimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, viti që po e përcjellim nuk ishte i lehtë – ishte një vit me sfida serioze!
Një vit në të cilin shteti duhej së pari të ngrihej në këmbë.
Pas një periudhe të gjatë paqëndrueshmërie, pasigurie dhe institucionesh të lëkundura, ishte e domosdoshme të realizohej stabilizimi dhe konsolidimi.
Ky ishte një kusht pa të cilin nuk mund të vazhdohej përpara.

Reformat që i kemi nisur nuk janë kozmetike. Ato janë të thella dhe thelbësore. Reforma të tilla kërkojnë kohë, por janë parakusht për një shtet funksional dhe një shoqëri të shëndetshme.

Jemi të vetëdijshëm se për qytetarët më e rëndësishmja është se si kjo reflektohet në jetën e përditshme.
Me të drejtë mund të them se viti 2026 do të jetë vit i lëvizjes dhe i transformimit!

Vit i rritjes, me realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore.
Vit i forcimit ekonomik, me investime të reja, mbështetje për ekonominë dhe hapje të mundësive për punë dhe zhvillim.
Vit i transformimit të përgjithshëm të Maqedonisë!

Vit i shpresës, por edhe i përgjegjësisë së madhe!
Përgjegjësi për të dhënë rezultate!
Përgjegjësi për të justifikuar besimin e qytetarëve!
Përgjegjësi për të vazhduar rrugën e reformave, zhvillimit dhe stabilitetit!

Të gjithëve ju uroj shëndet, paqe dhe forcë!
Të hyjmë në vitin 2026 me besimin se puna e palodhur do të japë fryte dhe se Maqedoninë po e çojmë në drejtimin e duhur.

Gëzuar Vitin e Ri!