Ballina Kronika “Nëse nuk gjej punë….”- Dyshohet se i vuri flakën vetes në makinën...

“Nëse nuk gjej punë….”- Dyshohet se i vuri flakën vetes në makinën e tij, zbardhet biseda e fundit e ish-policit me familjarët!

Sipas informacioneve zyrtare dhe të familjarëve, personi që humbi jetën është Artjol Xhelo, 32 vjeç, ish-punonjës policie nga Ura Vajgurore.

“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më sot në shtëpi”. Këto kanë qenë fjalët e fundit që ish-punonjësi i policisë, Artjol Xhelo, 32 vjeç, u ka thënë familjarëve të tij, përpara se t’i jepte fund jetës duke u djegur në makinën e tij në zonën e Qafës së Llogarasë, ditën e sotme.

Sipas informacioneve 32-vjeçari Xhelo kishte dhënë dorëheqjen nga policia gjatë vitit 2023.

Ndërkohë, familjarët kanë treguar se ai vuante nga depresioni dhe ishte i shqetësuar për punësimin e tij.

Mësohet se viktima është vetëvrarë duke u lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, i cili është shkrumbuar totalisht.

Autoritetet ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Xhelo kishte dhënë dorëheqjen nga policia gjatë vitit 2023.

Ndërkohë, familjarët kanë treguar se ai vuante nga depresioni dhe ishte i shqetësuar për punësimin.

Madje, ai i kishte thënë familjes se nëse nuk gjente një punë, nuk do të kthehej më në shtëpi atë ditë.

“Nëse nuk gjej punë nuk kthehem më sot në shtëpi”, ka thënë ai.

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të hënë në zonën e Llogarasë, ku një person u gjet i djegur brenda automjetit të tij tip “BMW”.

Sipas A2 CNN, në vendngjarje nuk janë gjetur armë apo gëzhoja, duke përjashtuar deri tani pistën e një vrasjeje, ndërsa dyshohet se viktima është një ish-efektiv policie me origjinë nga Berati.

Nga verifikimet e kryera, kamerat e sigurisë të bizneseve pranë zonës kanë treguar se personi ka qenë i vetëm kur ka hyrë në Llogara.

Dyshohet se ai ka spërkatur automjetin me benzinë dhe më pas është futur brenda tij, duke u djegur plotësisht nga flakët.

“Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit”,– njoftoi sot Policia.