Ballina Kronika Digjet një automjet në Tetovë, nuk ka persona të lënduar

Digjet një automjet në Tetovë, nuk ka persona të lënduar

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

SPB Tetovë njofton se një veturë është prëfshirë nga zjari Tetovë, nga ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Më datë 04.01.2026 në ora 08:45, në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Gajre të Tetovës ka rënë zjarr gjatë lëvizjes në automjetin “Mercedes” me targa gjermane, i drejtuar nga A.I. (27) nga fshati Gajre.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë”, thonë nga SPB Tetovë.