Ballina Kronika Dy persona të moshës 30 vjeçare nga Shkupi gjenden pa shenja jete...

Dy persona të moshës 30 vjeçare nga Shkupi gjenden pa shenja jete në një shtëpi uikendi në Gjonovicë të Epërme të Gostivarit

Nga Sektori për Punë të Brendshme i Tetovës njoftojnë se dy persona të moshës 30 vjeçare nga Shkupi janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi uikendi në Gjonovicë të Epërme të Gostivarit, transmeton Tetova News. Nga policia e Tetovës thonë se trupat e personave në fjalë janë dorëzuar për autopsi.

Njoftimi i SPB-Tetovë:

“Më datë 08.01.2026, në orën 23:45, në DPB Gostivar është denoncuar se në një shtëpi pushimi (uikendi) në fshatin Gjonovicë e Epërme të Gostivarit, janë gjetur të vdekur personat T.J. (30) dhe I.N. (30), të dy nga Shkupi. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga prokurori publik dhe ekipi i inspektimit nga SPB Tetovë”, thonë nga SPB-Tetovë.

ДВАЈЦА МЛАДИ СКОПЈАНИ НАЈДЕНИ МРТВИ ВО ВИКЕНДИЦА ВО ГОСТИВАРСКО Нема траги од насилство, обдукцијата ќе покаже како починале

Полицијата информира дека се работи за Т.Ј и И.Н. двајцата на 30-годишна возраст.

Двајца скопјани синоќа се пронајдени мртви во викендица во селото Горна Ѓоновица кај Гостивар, информира Министерството за внатрешни работи.

Случајот бил пријавен на 8 јануари во 23.45 часот.

Полицијата информира дека се работи за Т.Ј и И.Н. двајцата на 30-годишна возраст.

Лекар констатирал смрт без видливи траги на насилство.

По наредба на јавен обвинител, телата се испратени на обдукција за утврдување на точната причина за смртта.

Увид на местото извршиле јавен обвинител и увидна екипа од СВР Тетово.

Njoftimet e tjera të sotme nga policia:

Më datë 08.01.2026, në orën 23:30, në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamenjanit kanë privuar nga liria personat B.A. (20) dhe F.A. (20), të dy nga fshati Bogovinë. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në të cilin po udhëtonin, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
…….
Më datë 08.01.2026, në orën 09:30, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë арестуар 31-vjeçaren M.H. nga fshati Dobërdoll, komuna e Vrapçishtit. Arrestimi u bë pas një denoncimi paraprak se ajo kishte kryer një “vjedhje të rëndë” në një objekt shitjeje në Gostivar. Ajo po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj saj do të paraqitet kallëzimi përkatës.

……
Më datë 08.01.2026, në orën 13:10, në SPB Tetovë, personi E.H. (27) nga fshati Zhelinë, pronar i një kompanie “rent-a-car” në po të njëjtin fshat, ka denoncuar se më 10.12.2025, personi D.N. kishte ardhur pa dokumentacionin e duhur dhe kishte marrë me qira një automjet “Audi” në emër të një shoku të tij. Sipas denoncimit, pas skadimit të kontratës më 17.12.2025, ai e kishte vazhduar kontratën në emër të bashkëshortes së tij, por pas skadimit të afatit nuk e ka kthyer mjetin dhe nuk u është përgjigjur thirrjeve. Automjeti është gjetur në zonën e Shkupit dhe i është kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të rastit, ndaj D.N. do të vijojë kallëzimi përkatës.
……
Më datë 08.01.2026, në orën 12:50, në DPB Gostivar, personi A.R. (61) ka denoncuar se rreth orës 09:15 para Gjykatës Themelore në Gostivar, pas një debati paraprak, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij U.R., i cili ka përdorur një send metalik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.