Një operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës është zhvilluar në orët e para të mëngjesit nga Policia e Shtetit italian. Sipas njoftimit të tyre janë lëshuar nëntë urdhër arreste, tetë prej tyre me origjinë shqiptare dhe një italian. Policia dyshon se ata janë pjesë e një organizate kriminale të strukturuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh.
Uniformat blu bëjnë me dije se, aktiviteti hetimor përfaqëson vazhdimin e dy hetimeve të mëparshme të quajtura “Trexit 2019” dhe “Black Mamba”, gjatë të cilave u morën 35 masa kufizuese dhe u sekuestruan telefonat celularë të përdorur nga të dyshuarit për të komunikuar në një platformë të koduar chati. Gjithashtu, policia zbuloi se organizata shpërndau mbi 200 kilogramë kokainë dhe 1000 kilogramë hashash dhe marihuanë, duke mbledhur miliona euro të ardhura.
“Oficerët e policisë nga Skuadra Fluturuese e Reggio Emilia-s , të koordinuar nga Shërbimi Qendror i Operacioneve dhe Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor, arrestuan nëntë persona të akuzuar për konspiracion kriminal që synonte trafikimin e drogës. Operacioni, i quajtur “Sturl One”, u krye jo vetëm në provincat e Reggio Emilia, Bergamo, Brescia dhe Savona, por edhe në Francë, Spanjë dhe Shqipëri, falë bashkëpunimit me autoritetet e huaja policore, veçanërisht Departamentin e Policisë Kriminale të Shqipërisë.
Ky aktivitet hetimor përfaqëson vazhdimin e dy hetimeve të mëparshme të quajtura “Trexit 2019” dhe “Black Mamba”, gjatë të cilave u morën 35 masa kufizuese dhe u sekuestruan telefonat celularë të përdorur nga të dyshuarit për të komunikuar në një platformë të koduar chati. Në hetimin e tyre të fundit, hetuesit analizuan bisedat, rindërtuan axhendën kriminale të organizatës dhe demonstruan rolin funksional dhe të qëndrueshëm të individëve të arrestuar brenda saj.
Në vetëm gjashtë muaj monitorimi të bisedave, policia zbuloi se organizata shpërndau mbi 200 kilogramë kokainë dhe një mijë kilogramë hashash dhe marihuanë, duke mbledhur miliona euro të ardhura. Të dyshuarit, të sigurt në konfidencialitetin e kanalit të komunikimit të përdorur, folën lirshëm rreth negociatave dhe metodave të shpërndarjes së drogës, madje komentuan edhe për sekuestrimet e bëra nga Policia e Shtetit gjatë operacioneve.”















