Ish-ministri socialist i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të qëndrojë në burg.
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e tij për masën e sigurisë “arrest me burg” ndërkohë që pritet vendimi i arsyetuar i gjyqtarëve për të kuptuar arsyet e votimit kundër tij.
Ilir Beqaj u arrestua në korrikun e vitit 2024 për disa prokurime në kohën kur ai mbante detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.
Sipas SPAK, Ilir Beqaj, në bashkëpunim me vartës të tij gjatë viteve 2022 – 2023 kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me marrëveshjet e firmosura nga Shqipëria dhe Komisioni Evropian.
Ndërkaq, SPAK-u ka ngritur ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë edhe akuzën: vjedhje duke shpërdoruar detyrën si grup i strukturuar kriminal për koncesionin e sterilizimit./vizionplus.tv











![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



