Ballina Kronika Kamion del nga rruga dhe bie në humnerë në aksin Deve Bair...

Kamion del nga rruga dhe bie në humnerë në aksin Deve Bair – Kriva Palankë, shoferi nga Kosova humb jetën në vendngjarje

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur herët në mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale nga pika kufitare Deve Bair drejt Kriva Pallankës, në territorin e fshatit Uzem.

Siç njoftojnë nga policia, më 21 janar 2026, rreth orës 04:50, një automjet transportues i markës “Scania” me targa regjistrimi të Kosovës, i drejtuar nga N.H. (56 vjeç) nga Kosova, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë të thellë.

Shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vdekja është konstatuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë.

Në vendin e aksidentit është kryer ekspertizë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar, njofton TetovaNews

Tetova News në YouTube:

Косовски камионџија починал на патот Деве Баир – Крива Паланка

На 21.01.2026 во 04:50 часот во ОВР Крива Паланка е пријавено дека на магистралниот пат Граничен премин Деве Баир – Крива Паланка, во атар на с.Узем, кривопаланечко, товарно возило „сканиа” со косовски национални ознаки, управувано од Н.Х.(56) од Косово, излетало од патот и паднало во провалија.

Од здобиените повреди на местото на несреќата починал возачот Н.Х., а лекар од Итна медицинска помош констатирал смрт. Увид бил извршен, а по наредба на јавен обвинител, телото на починатиот е дадено на обдукција.