Një person është gjetur i vdekur sot në një veturë në lagjen Veternik, në Prishtinë.
Merret vesh se bëhet fjalë për biznesmenin gjakovar, Hekuran Hoxha, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit garoi për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Gazeta Sinjali raportoi se Hoxha u gjet i vdekur në veturën e tij dhe se në vendngjarje u gjet një armë, me të cilën dyshohet se i ndjeri ka kryer vetëvrasje.

Hekuran Hoxhën e kishim koleg shumëvjeçar në Aleancë. Qysh në rininë e tij, ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës, ku u dallua gjithmonë për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit.
Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve!
Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë.
Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani!











![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



