Ballina Aktualitet “Levica”, Bejxhan Iljas dhe Ilir Demiri, mundësuan që ‘Safe City’ të kalojë...

“Levica”, Bejxhan Iljas dhe Ilir Demiri, mundësuan që ‘Safe City’ të kalojë në Kuvend

Ligji për Kundërvajtje, i cili cili mundëson që sistemi “Safe City” të hyjë në fuqi nga 1 shkurti kaloi në Kuvend me 81 vota “për”, përcjell TV21. Ligji u votua nga deputetët e pushtetit, VMRO-DPMNE, ZNAM, VLEN, ndërsa mori mbështetje edhe nga një pjesë e opozitës, si “Levica”, deputeti Bejxhan Iljas edhe deputeti Ilir Demiri. Ligjin nuk e votuan deputetët e Frontit Europian dhe ata të LSDM-së. Kujtojmë se për miratimin e ligjit në fjalë nevojitej shumicë prej dy të tretave.