Duke nisur që nga mbrëmja e sotme, e duke vijuar më pas përgjatë gjithë natës e ditën e shtunë, moti do të vijjë të jetë i përkeqësuar.
Ndërkohë përveç reshjeve të shiut, qyteti i Durrës do të përballet edhe me stuhi të forta ere. Bashkia e qytetit bregdetar u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjete panevojshme.
Njoftimi i Bashksië së Durrësit:
Njoftim i rëndësishëm 📢
Sipas parashikimeve meteorologjike, qyteti ynë pritet të përballet me erëra të forta.
Duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor do të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 m/sek, situatë që do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal. Ju lutemi ndiqni njoftimet zyrtare për sigurinë tuaj dhe të familjarëve.
Strukturat tona do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo problematikë që mund të paraqitet.















