Shkëndija vazhdon të jetë aktive në merkato dhe mesditën e sotme ka prezantuar përforcimin e dytë. Bëhet fjalë për sulmuesin Fahd Nzengue, i cili pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore është prezantuar nga kuqezinjtë. 25 vjeçari është emër i njohur për futbollin vendor, pasi te Shkëndija vjen nga tabori i Brerës së Strumicës. Nzengue me Shkëndijën ka firmosur kontratë për dy vite e gjysmë. Sulmuesi nga Gaboni në gjysmësezonin vjeshtor me Brerën shënoi 8 gola dhe dy asiste në 16-të ndeshje në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në sezonin paraprak kishte efekt prej 6 golave në 14-të ndeshje me Brerën. Ai gjithashtu numëron 3 paraqitje me përfaqësuesen e Gabonit, ndërsa te Shkëndija kalon si një armë shtesë për pjesën ofenzive të skuadrës kuqezi. Ky është transferimi i dytë i Shkëndijës, pas Drilon Islamit që u prezantua disa ditë më parë.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email















